Derisa raportimet për të ardhmen e Alexis Sanchezit po pushtojnë ballinat e gazetave, pjesa tjetër e skuadrës së Arsenalit po vazhdon të lëvizë pa ambicie dhe drejtim të qartë.
Ishte një kohë jo shumë e largët kur skuadra e Arsene Wengerit ishte një sfiduese e garantuar për titull të Premier Leagues. Më pas ishte koncentrimi te lufta për Top 4. Tash edhe kjo duket e tepërt, shkruan sot Koha Ditore.
Një përsëritje e vazhdueshme e kritikave është duke u bërë në drejtim të Wengerit dhe skuadrës së tij, pas humbjes 2:1 të dielën në udhëtim ndaj Bournemouthit.
Dhe derisa tifozët e Arsenalit panë Jordon Iben duke iu shmangur Granit Xhakës dhe më pas pa golin e fitores për Bournemuthin, problemet e zakonshme u shfaqën – mungesa e agresivitetit në mesfushë dhe inteligjenca.
“Nuk mund të mbaj në mend një skuadër të Arsenalit më të dobët se kjo. Nuk ka etje, nuk ka karakter”, ka thënë Jamie Redknapp.
Shumë vlerësojnë se Arsenali kurrë nuk e ka zëvendësuar vërtet Patrick Vieiran, njeriun që kishte sjellë autoritet në qendër të mesfushës dhe që kishte aftësi të mos lëkundej edhe në ndeshjet e mëdha