Arsenali triumfon ndaj Leicesterit

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka arritur të sigurojë tri pikë të mëdha në ndeshjen ndaj Leicesterit duke fituar me rezultat 1:3, e vlefshme për javën e 26-të në Premierligë.

Tielemans fillimisht kaloi vendasit në epërsi në minutën e shtatë, por David Luiz dhe Lacazette përmbysën rezultatin në fund të pjesës së parë.

Në të dytën, Nicolas Pepe vulosi fatin e këtij takimin me golin e shënuar në minutën e 52-të.

Me këtë fitore, Arsenal shkon në vendin e nëntë me 37 pikë, kurse Leicester mbetet në kuotën e 49 pikëve në vendin e tretë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme