Arsenali ka shënuar fitoren e nëntë rresht në të gjitha garat. Skuadra e Unai Emeryt mposhti Fulhamin në kuadër të xhiros së tetë, me rezultat 1 me 5.
Alexandre Lacazette hapi serinë e golave në minutën e 29-të, 15 para se Andre Schurrle të barazonte gjithçka. Në pjesën e dytë, Lacazette u rishfaq me një tjetër gol në minutën e 49-të, para se Aaron Ramsey dhe Pierre Emerick Aubameyangu me dy gola, të shënonin për rezultatin përfundimtar të takimit.
Falë gjashtë fitoreve rresht në Premier Ligë, Arsenali kalon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e tretë, me një pikë prapa liderëve Manchester City dhe Liverpooli që përballen me njëri-tjetrin më vonë.