Arsenalit i është refuzuar oferta e dytë për sulmuesin Pierre – Emerick Aubameyang.
Oferta prej 50 milionë eurosh ishte bërë nga klubi anglez të mërkurën dhe ishte refuzuar menjëherë.
Mësohet se Dortmundi do të marrë parasysh shitjen e lojtarit vetëm për një shumë prej mbi 50 milionë funtesh.
Arsenali është thënë se mund të inkuadrojë Olivier Giroudin në ndonjë marrëveshje, por të mërkurën oferta ishte e tëra vetëm “cash”.
Topçinjtë tash duhet që të vendosin nëse do të vazhdojnë të ndjekin lojtarin, apo do të kërkojnë alternativë tjetër.
Aubameyang ka qenë synim i Arsenalit tash e sa kohë në afatin kalimtar.
Aubameyang dy herë është lënë jashtë formacionit për arsye disiplinore dhe nuk luajti as në barazimin ndaj Herthas të premtën.