Malisheva ka pësuar humbje në kryeqytet ndaj Prishtinës, Kjo ndeshje është mbyllur me rezultatin e ngushtë, 2-1.
Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka thënë se ka dyshime për dy penalltitë e Prishtinës.
“Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë për të cilat i kam dilemat e mia”.
“Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë sepse nuk kishim çfarë të humbim”.
“Arritëm të shënojmë një gol por nuk shfrytëzuam edhe rastet tjera që i patëm. Prishtinës i uroj fitoren’, ka thënë Thaqi.