VV-ja me Rezolutë për përmirësimin e arsimit në vend

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 13:24 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezë për tekstet shkollore dhe kurrikulën, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se edhe përkundër trajnimeve dhe kurrikulës së re, nuk është parë se ka ndryshuar qasja e mësimdhënësve dhe niveli i tyre ka mbetur aty ku ka qenë.

Përveç kësaj panelistët thonë se po mungojnë projekte në infrastrukturën e arsimit.

Selim Mehmeti, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës, ka folur mbi zbatimin e kurrikulës, sfidat dhe problemet me të cilat janë përballë.

“Lidhur me kurrikulën, MASHT ka vite që punon në të dhe është një nga kurrikulat që tenton me promovu vlerat e nxënësve. Ajo çka mund te themi këtu se kanë qenë të involvuar shumë aspekte të rëndësishme dhe palë të interesit që kanë punu në zhvillimin e dokumenteve të rëndësishme.  Kemi fillu me një format të ri, fillimisht me një numër të vogël shkollash. Mirëpo ka ndodhë një vendim i shpejtë dhe shtrirja ka nisë edhe në shkolla tjera pa një studim të gjerë. Nuk ka një transparencë pse është tërheqë kurrikula dhe pse ka ardhë kurrikula e re. Kurrikula është e lidhur me udhëheqjen”, ka thënë Mehmeti.

Ai tha se në këtë proces rol kryesor ka ministria e Arsimit. Mehmeti thotë se që nga viti 2008 ka munguar një udhërrëfyes i zbatimit, por sipas tij ajo u bë në vitin 2016-të.

“Drejtoritë komunale të arsimit kanë qëndruar bukur shumë anash në këto procese. E njëjta gjë na ka mungu edhe te kryetarët e shkollave. Nuk mund të flasim për kurrikula pa një udhëheqje, pa një angazhim.  Janë bë disa analiza, vlerësohet se planifikimi arsimor ka qenë bukur sfidues për mësimdhënës. Qasja e mësimdhënësve nga qasja tradicionale përkundër trajnimeve nuk është pa që është ndryshuar. Kemi pasë mungesë të mbikëqyrjes së kurrikulës. Rezultatet në Pisa po na tregojnë se nuk e kemi ngritë atë normativë të mësimdhënësve”, ka thënë Mehmeti.

Ai thotë se kurrikula është faktor kyç në mësimdhënie.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se në infrastrukturën e arsimit po mungojnë projektet.

“Kemi fillu tash për faktin se është një dekadë nga decentralizimi që t’i jepet përgjegjësi më të madhe institucioneve . Së paku tri herë deklarativisht arsimi nuk ka qenë prioritet i qeverisë. Asnjëherë nuk ka qenë prioritet. Përveç vitin e kaluar  buxheti edhe sivjet ndonëse është rritë në analizë që kemi bë nuk ka tregua se kjo do të ketë ndonjë ndryshim. Nuk ka projekte në infrastrukturën e arsimit”, tha Nagavci, raporton Ekonomia Online.

Besa Luzha, njohëse e çështjeve të arsimit, ka thënë se problemi po qëndron tek ajo se çdokush po bën trajnime, por nuk po ngritët çështja se çka në të vërtetë duan mësimdhënësit.

“Instituti i Edukimit kur e ka bë analizën për kurrikulën e parë ka pasë theksuar se mjaftueshëm është liru kurrikula, por kemi mbajt qasjen dhe është gati me u lehtësu në përmbajtje, por vërejtja ka qenë se niveli mësimdhënësve ka mbet aty ku është”, tha ajo.

“…Shkollat kanë mungesë. A kemi ndonjë informatë se cilat shkolla kanë projektorë dhe kompjuterë. Nëse kemi nxjerrë një mësim prej këtij procesi, vërtetë e kemi një situatë kush është zot shtëpie. Gjithkush vjen me programe trajnimi, me poema… duhet vërtetë me pasë një strategji me pa për çka kanë nevojë vërtetë mësimdhënësit. Kjo ka më qenë problem dhe ka më shkaktu problem edhe më tej”, tha Luzha.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, ka bërë të ditur se për ta kthyer arsimin në prioritet të vendit do të bëjnë presion ndaj institucioneve përmes një Rezolute që do ta nxjerrin.

“Do nxjerrim mendime dhe do ti themi në një debat parlamentar që e ka inicu VV-ja dhe përfundimet të jenë të Kuvendit jo tonat dhe t’i shndërrojmë në Rezolutë që t’i bëjmë presion MASHT-it dhe Qeverisë. Nuk mjafton të rritet buxheti që të ndryshohet gjendja në arsim”, u shpreh ai, raporton EO.

Kurteshi tha se trajnimet në të shumtën e herëve po keqpërdoren.

“Në Budvë i kanë harxhu 30 mijë euro në një trajnim. Pak me bë trajnim e shumë me bë shoping e tani po na e marrin fytyrën”, tha Kurteshi.

Të ngjashme