Arsimi profesional mundësi për punësimin e të rinjve

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 11:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Problemi i papunësisë është njëra ndër sfidat më të mëdha me të cilat është duke u ballafaquar Kosova, ku shifrat e ndryshme për këtë shkallë varirojnë nga 35 deri në 43%.

Andaj arsimi profesional në Kosovë viteve të fundit po jep mundësi për shumë nxënës e studentë që të fitojnë vende pune në institucionet publike dhe private. Në Kosovë arsimi profesional është i pranishëm me 0.42%.

Kështu u tha në konferencën me temën “Edukimi për punësim – Bashkëpunimi mes shkollave për arsim profesional dhe trajnim dhe bizneseve”, të organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) kanë organizuar konferencën me temë “Arsim për punësim” nën mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Qëllimi i konferencës ishte të rrisë dhe të përcaktojë bashkëpunimin në mes të shkollave për arsim profesional dhe trajnim dhe sektorit privat dhe të rrisë numrin e studenteve të institucioneve të larta të arsimit dhe të shkollave për arsim profesional dhe trajnim që kryejnë punë praktike apo punësohen pas diplomimit.

Ramiz Kelmendi zëvendëskryeministër i vendit tha se mos-harmonizimi i arsimit profesional me tregun e punës nuk është problem vetëm për Kosovën, por edhe për vendet e tjera të rajonit.

“Mospërputhja e arsimit me kërkesat e tregut të punës nuk është problem i ri, sepse me këtë problem ballafaqohen edhe vendet e tjera të rajonit. Edhe pse paralelja e arsimit me punësimit ka të meta, e vetmja zgjidhje për të parë nga afër punën që e studion është praktika e punës, sepse ne praktik shihet puna biznesore”, tha Kelmendi.

I pari i ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha që arsimi është ekonomi dhe resurs i zhvillimit industrial.

“Ne po japim përpjekjet tona për të ndërtuar punësimin për kapitalin njerëzor. Arsimi profesional sot është trend evropian i vendeve të zhvilluara që mundësin përgatitjen e të rinjve për tregun e punës”, tha ministri Bajrami i cili bëri edhe thirrje nga bizneset e pranishme që t’i ndihmojnë zhvillimit të arsimit profesional.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se lidhja e arsimit me tregun e punës sjell çelësin e zhvillimit ekonomik, por mos zhvillimi i kësaj fushe sjellë çelësin e papunësisë.

“Si Ministri e Punës do të jemi gjithmonë në karshi të kërkesave të cilat na kërkohen. Paradoksi i kësaj pune është një hendek i madh i shkathtësive, sepse ka të tillë që nuk janë të kualifikuar dhe ka duket që ka mungesë të fuqisë punëtore në tregun e punës”, tha Abrashi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha që një popull i arsimuar sjell emancipim të popullsisë, dhe se një popull i vështirë për t’u manipuluar.

“Në Kosovë flitet më shumë për integritetin politike se sa për integritetin ekonomik. Ekonomia sjellë zhvillim të vendit, zhvillim të arsimit, krijon punësim. Ne në baza ditore jemi dëshmitarë të papunësisë në Kosovë. Bizneset private janë heronj të pasluftës për ekonominë kosovare”, tha Gërxhaliu.

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchin, i cili u shpreh se agjenda evropiane ka synim arsimin dhe punësimin e të rinjve.

“Projektet në edukim janë të nevojshme për tregun e punës. Arsimi ka renditje të lartë në kornizën e kualifikimit e sidomos në ato institucione të cilat janë të akredituara. Politikat e qeverisë mundë të sigurojnë sistemin e  punësimit në mënyrë që ë përgatitin të rinjtë për tregun e punës. Jo vetëm Kosova, por në përgjithësi Ballkani Perëndimor ka për qëllim temën të cilën po e diskutojmë sot. Edukimi dhe punësimi janë reforma të agjendës evropiane”, është shprehur Gnocchi.

Të ngjashme