Pse duhet të punësoni njerëz të arsimuar?

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Ka më shumë gjasa që njerëzit e arsimuar të vënë re dhe të flasin nëse diçka duket e gabuar në kompani, shkruan Ekonomia Online.

Kur kërkoni të punësoni, ju mendoni për përshtatjen me kulturën dhe nëse një kandidat jo vetëm që ka kualifikimet për të përmbushur nevojat e kompanisë tuaj tani, por gjithashtu ka potencialin për të marrë më shumë përgjegjësi në të ardhmen.

Pavarësisht debatit rreth asaj nëse udhëheqësit kanë nevojë për diplomë universiteti, një studim i fundit nga Universiteti i Georgia zbuloi se prapavija edukative e të punësuarve mund të bëjë ndryshim të madh në suksesin afat-gjatë të biznesit tuaj, dhe të ju mbajë larg problemeve me ligjin.

Studiuesit zbuluan se kur është fjala tek trajtimi i të dhënave të ndjeshme financiare, punonjësit të cilët kanë prapavija më të gjera edukative parashikojnë më së miri trendet dhe përballen më së miri me çështje ligjore.

“Ne zbuluam se kur kompanitë ndodhen në një vend ku fuqia punëtore është e arsimuar, ato prodhojnë informacione më të mira të llogaritjes’’, tha bashkë-autori i studimit John Campbell, një profesor i kontabilitetit në Kolegjin e Biznesit Terry, në një përmbledhje të studimit. ‘’Punonjësit nuk kanë pse të jenë ekspertë në kontabilitet, por nëse ata shohin diçka e cila duket e gabuar, ata kanë më shumë gjasa të thonë diçka për të dhe t’iu tregojnë shefave për të.

Përveç kësaj, studiuesit gjithashtu identifikuan një lidhje në mes popullatës së arsimuar dhe disa rasteve të sjelljeve të këqija në biznes dhe politikë.

“Ka një studim në shkencat politike i cili tregon se shtetet të cilat kanë baza më të arsimuara të votuesve kanë më pak korrupsion në sistemet e tyre politike, dhe ne dëshironim të shihnim nëse ajo vlente në biznes’’, tha Campbell.

“Njëra prej arsyeve për këtë mund të jenë informatorët e aktiviteteve të paligjshme. Në të dyja rastet, sa më e arsimuar që është popullata, aq më shumë ka gjasa që të tregojnë nëse diçka e keqe po ndodh’’.

Të ngjashme