Nuk ka asgjë që mund t’iu largojë nga shtrati më shpejt sesa të mendoni se një kafe e shijshme ekspres ju pret në kuzhinë. Kjo për t’iu ndihmuar që të përmbushni përgjegjësitë tuaja të ditës.
Megjithatë sipas shkencëtarëve ky zakon i preferuar i mëngjesit është i dëmshëm për shëndetin.
Pirja e kafesë para orës 9:30 të mëngjesit krijon stres në trup.
Kortizoli – hormoni i stresit – është natyrisht më i lartë në orën 8-9 të mëngjesit kur pini edhe kafe.
Kur pini kafe, kafeina ndërhyn në nivelin e kortizolit, gjë që mund të çojë në rritjen e stresit dhe ankthit. Kjo është arsyeja pse shumë persona e fillojnë ditën e tyre duke u ndier në ankth!
Koha më e mirë për të shijuar kafen tuaj është pas orës 9:30 të mëngjesit kur niveli i kortizolit është më i ulët.