Arsyet e dështimit të Note 7 merren vesh të hënën

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 11:35 | Nga

Pak kohë pasi Reuters ka raportuar arsyet e mundshme të dështimit të Note 7, Samsung ka njoftuar zyrtarisht se do të mbajë një konferencë për shtyp të hënën me 23 janar, ku do të flitet për gjetjet e rezultateve të hulumtimit mbi problemet e pajisjes.

Samsung së bashku me ekspertë të pavarur të cilët kanë marrë pjesë në hulumtimin e rastit do të ndajnë gjetjet mbi arsyet e dështimit të Note 7.

Ngjarja mund të shikohet drejtpërdrejt e përkthyer në Anglisht në faqen e Samsung. Krejt çka duhet të bëni është të siguroheni që jeni në kohën reale të ngjarjes e cila do të mbahet në Seul.

Tani pasi që pushimet dimërore dhe ngjarja teknologjike CES kanë kaluar, Samsung mund të fokusohet në gjetjen e burimeve të nevojshme për të ri-krijuar imazhin e tyre, para lansimit të Galaxy S8.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme