Arsyet pse duhet të hani më shumë shalqi

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 13:10 | Nga

Nuk ka asgjë më freskuese sesa një fetë shalqi në ditët e nxehta të verës.

Përveçse për përqindjen e lartë të ujit që gjendet tek ky frut, ia vlen ta konsumoni çdo ditë, pasi përmban vlera të larta ushqyese dhe ka përfitime të jashtëzakonshme për trupin.

Parandalon kancerin

Ky frut përmban sasi të larta të vitaminës C, beta-karoten, likopen. Këto anioksidantë të fuqishëm mbrojnë organizmin nga dëmet e radikaleve të lira.

Kur radikalet e lira janë me tepri dëmtojnë ADN-në dhe mund të shkaktojnë kancer. Likopeni në shumë kërkime shkencore ka rezultuar efikas kundër qelizave kancerogjene.

Përmbajtje e lartë e antioksidantëve

Një fetë shalqi ofron 21% të sasisë së vitaminës C dhe 17% të vitaminës A që i duhet trupit. Gjithashtu është në gjendje të furnizojë edhe me një përqendrim të lartë të likopenit.

Forcon sistemin imunitar

Përqendrimi i lartë i vitaminës C tek shalqiri i jep shtysë sistemit tonë për t’i shndërruar qelizat e “bardha” në qeliza luftarake të forta.

Ju siguron energji

Ky frut është i pasur me vitamina të grupit B, të cilat janë konsideruar vitaminat themelore për prodhimin e energjisë (mes të cilave vitaminën B1 dhe vitaminën B6).

Shalqiri ka përqendrim të lartë të potasit dhe magnezit, shkruan Shije.al.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Një kërkim i bërë në Universitetin e Kentakit ka dëshmuar se konsumimi i shalqirit ka impakt pozitiv te arteriet.

Disa minj laboratorësh janë ushqyer me lëng shalqiri dhe kanë rezultuar me akumulimin e më pak yndyrnave në arterie krahasuar me minjtë që janë ushqyer vetëm me ujë.

Ul presionin e gjakut

Disa prej aminoacideve të pranishme te shalqiri ndihmojnë relaksimin e enëve të gjakut që mund ta mbajnë presionin arterial në nivele normale.

Ndihmon shëndetin e syve

Shalqiri ka një burim të madh luteine, një krotenoid i njohur për mbrojtjen e syve nga sëmundje të shumta që lidhen me moshën.

Shalqiri forcon shikimin dhe përmirëson sëmundjet e syrit që lidhen me plakjen sikurse degjenerimi makular dhe kataraktet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme