Është normale të ndiheni të etur gjatë ditëve të nxehta të verës apo pasi keni bërë ushtrime fizike.
Por, nëse jeni vazhdimisht të etur, tregon se diçka nuk po shkon si duhet me trupin tuaj.
Duhet të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës në mënyrë që asnjëherë të mos ndiheni të etur, që do të thotë se nuk duhet të prisni që të ndieni etje që të pini ujë.
Nëse kuptoni se ndieni etje më shpesh se normalisht, ja cilët mund të jenë shkaqet:
Diabeti e pengon trupin të tresë dhe të depozitojë sheqerin, dhe si pasojë rritet niveli i tij në gjak dhe në urinë. Pasoja kryesore e kësaj gjëje është urinimi i shpeshtë, pasi kjo është mënyra natyrale e trupit për të larguar sheqerin e tepërt. Tregoni kujdes pasi urinimi i shpeshtë dhe etja janë shenja të diabetit, për këtë arsye këshillohet të konsultoheni me mjekun. Vizita nuk zgjat shumë dhe nuk është e dhimbshme.
Disa sëmundje autoimune shkaktojnë tharje të syve dhe gojës dhe ju lënë me ndjesinë e të qenit i etur. Mjekët thonë se nëse ndjeni etje dhe nuk pini asnjë ilaç që mund të jetë shkaktar i saj, ju mund të jeni duke vuajtur nga sindroma e Sjogrenit, që është një sëmundje autoimune që prek membranën e mukozës.
Diabeti indipidus është një gjendje shumë e rrallë shëndetësore që shkaktohet nga një çrregullim i balancës së hormoneve dhe prek aftësimë e metabolizmit për të përpunuar ujin dhe kripën dhe shkakton etje ekstreme. Njerëzit me këtë sëmundje urinojnë gjatë gjithë kohës edhe kur nuk kanë sasi të tepërt uji në organizëm, kjo shkakton dehidratim tek ta.