Arsyet pse nuk duhet të largoheni nga vendi

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Në pamje të parë, të ikësh nga vendi duket si strategji e mirë dhe iniciativë e re, por nuk rezulton të jetë përherë kështu.

1. DO TË DUHET TË NDËRTOSH NJË JETË TË RE NGA ZERO

Sa herë që shkoni në një vend tjetër, duhet të filloni nga e para për të ndërtuar jetën tuaj. Ky është një fakt që duhet ta pranoni! Ju do të duhet të mësoni të gjitha këshillat dhe truket për ta bërë jetën më të lehtë dhe për të kursyer para, gjithashtu do të duhet të mësoni se ku të gjeni informacion dhe ndihmë. Sistemi shëndetësor do të jetë i ndryshëm dhe me siguri policia do të ketë një qëndrim të ndryshëm. Duhet të mësoni se ku janë: furra buke, supermarket, farmacia dhe derisa t’i mësoni do t’ju marrë shumë kohë.

2. ADMINISTRATA FUNKSIONON NDRYSHE NË NJË VEND TJETËR

Shumica e njerëzve dinë pak a shumë se si të sillen në një kontekst administrativ, sepse ata janë trajnuar gjatë gjithë jetës së tyre për këtë. Fatkeqësisht, shumë rregulla që keni mësuar nuk zbatohen në një sistem tjetër burokratik. Gjeni njerëz në administratën e institucionit tuaj të ri dhe lërini t’ju ndihmojnë. Shpesh sekretarët e institucionit tuaj janë magjistarë në trajtimin e administrimit. Ata e dinë kë të kontaktojnë dhe i kuptojnë procedurat burokratike më mirë se kushdo tjetër.

3. HUMBNI KONTAKTIN ME FAMILJEN, SHOKËT DHE RRJETIN TUAJ

Shumica e njerëzve që jetojnë jashtë vendit për një periudhë të gjatë kohore “largohen” nga familjarët dhe miqtë e tyre.

4. MARRËDHËNIA JUAJ SI ÇIFT DO TË VUAJË NGA LËVIZJA

Lëvizja në një vend të huaj në çift është stresuese për një marrëdhënie. Dy partnerët mund të përjetojnë dallime thelbësore në cilësinë e punës së tyre, mbikëqyrjen e tyre, kolegët dhe vështirësinë për t’u integruar . Për më tepër, mund të jetë mjaft e vështirë të takosh njerëz të rinj në çift, sepse është psikologjikisht më e vështirë të fillosh një bisedë me një çift.

5. FËMIJËT TUAJ DO TË HUMBIN SHOQËRINË NË DY RASTE

Kur shkoni jashtë vendit me fëmijët, ata duhet të lënë pas miqtë e tyre dhe duhet të integrohen në një mjedis të ri. Fëmijët përshtaten shpejt me mjediset e reja dhe normalisht nuk kanë probleme të gjejnë miq të rinj. Megjithatë, kur shkojnë jashtë vendit për vetëm disa vjet, ata do të duhet ta përjetojnë këtë dy herë, duke krijuar sforcim të shtuar tek fëmija juaj.

6. PUNA JUAJ JASHTË SHTETIT MUND TË MOS KONTRIBOJË NË PENSIONIN TUAJ

Ka shumë iniciativa interesante për të standardizuar sistemin europian, por ka shumë informacione kontradiktore. Me gjasë, vitet e punës në njërin vend, nuk do t’u njihen në vendin tjetër.

7. DO JU KUSHTOJË SHUMË PARA

Mund t’ju duhet të shpenzoni shumë kohë dhe para për të udhëtuar dhe komunikuar në distanca të gjata. Mund t’ju duhet të merrni me qira një apartament të shtrenjtë dhe të shpenzoni shumë para për gjërat bazike, sepse nuk i dini vendet dhe mënyrat që ju kursejnë para në një vend të huaj. Në këtë kontekst është shumë e dobishme të gjesh të huaj të tjerë që janë të gatshëm t’iu japin informacion për vendet më të lira dhe mënyrën se si mund të kurseni para.

8. GJUHA E HUAJ MUND TË JETË PROBLEM

Shumica e njerëzve hasin vështirësi të mendojnë dhe të shprehen në një gjuhë të huaj. Ju kurrë nuk do t’i dini të gjitha fjalët e nevojshme dhe shprehjet e sofistikuara që t’i keni gati në mënyrë spontane në gjuhën huaj. Në te njëjtën kohë, ju filloni humbisni aftësitë edhe në gjuhën tuaj sepse e detyroni veten të përdorni një gramatikë, tinguj dhe shprehje të gjuhës së vendit ku keni shkuar.

9. DO TË DUHET TË INTEGROHENI, POR GJITHMONË DO T’JU TRAJTOJNË TË HUAJ

Ju duhet të jetoni në një kulturë që nuk është e juaja dhe do t’ju mungojnë rrënjët tuaja, kjo është e sigurt dhe e pashmangshme. Njerëzit do t’ju trajtojnë gjithmonë si të huaj sepse dukeni ndryshe, silleni çuditërisht dhe keni një theks të ndryshëm. Ju mund të përjetoni racizëm të fshehur ose të hapur dhe do të takoni nacionalistë ekstremë, madje edhe në mjedise akademike. Shumë shpesh është më e lehtë të takosh të huaj të tjerë sesa vendas. Edhe gjuha e trupit që përdorni natyrshëm mund të jetë një disavantazh. (Smart Science Career)

Të ngjashme