Kur njeriu fle gjumë, truri proceson informacion, muskujt marrin veten nga lodhja e ditës dhe proteinat shpërndahen në të gjitha pjesët e trupit.
Gjumi i keq ndikon në humorin e njeriut, përqendrimin e tij dhe mungesa e vazhdueshme e gjumit është lidhur me probleme serioze të shëndetit, si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Më poshtë gjeni disa arsye që ju prishin gjumin.
Shqetësimet dhe stresi – Para se të flini, shkruani në një letër të gjitha problemet që keni dhe shkruani zgjidhjet për to, duke u munduar t’i zgjidhni që të nesërmen.
Dieta – Ajo që hani në darkë mund t’ju lërë pa gjumë natën. Një racion i rëndë dhe pikant nuk është i mirë, sidomos kur hahet vonë.
Alkooli dhe kafja – Këto pije stimulojnë sistemin nervor, duke ju lënë zgjuar gjatë natës.
Shtrat i parehatshëm – Dysheku duhet ndërruar minimumi çdo 10 vjet.
Ambienti i dhomës së gjumit – Dhoma duhet të jetë krejtësisht e errët.
Drita blu – Quhet drita që lëshojnë pajisjet elektronike (celular, tablet, laptop). Nëse qëndroni me celular në dorë para gjumit, vështirë se flini.