Arsyetimi i Themelores për dënimin e Naser Kelmendit lidhur me akuzën për trafikim me narkotikë

| 09 Kor 2023 | 12:44 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2023, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Nser Kelmendit lidhur me akuzën për trafikim me narkotikë, duke e dënuar kështu me 4 vite e 8 muaj burgim.

“Betimi për Drejtësi”, ka siguruar aktgjykimin në fjalë, në arsyetimin e të cilit fillimisht është sqaruar historiku procedural i rastit.

Në arsyetimin e Themelores, thuhet se gjykata është bazuar në deklaratat e dy dëshmitarëve K1 dhe K2, vetëm pas shpalljes së tyre si dëshmitarë bashkëpunues.

Sipas vlerësimit të gjykatës, shënimet lidhur me takimin midis Naser Kelmendit dhe K2, marrin fuqinë provuese pasi që edhe në shqyrtimet e mëparshme gjyqësore ishte vërtetuar takimi midis Naser Klemendit, K2 dhe K1 në pyllin Igman për borxhin që kishte K2 ndaj personit të dënuar Naser Kelmendi.

Të ngjashme