Këngëtarja shqiptare po pret nga dita në ditë lindjen e fëmijës së saj të tretë. Mama e një vajze, Viktoria-s dhe një djali, Ideal Morris, tani ajo është në pritje të një vajze të dytë.
Arta Bajrami ka postuar një foto me bashkëshortin, ku shkruan që është duke numëruar ditët sa të lindë vajzën e saj të vogël.
Arta dhe Xhimi do të bëhen prindër për herë të tretë. Këngëtarja ka vazhduar të publikojë këngë dhe të këndojë në koncerte edhe gjatë shtatzënisë, por tashmë këto festa dhjetori ajo po shijon atmosferën e ngrohtë pranë familjes dhe po presin ardhjen e vogëlushes.
https://www.instagram.com/p/BczrnJkBU-n/