Arta Bajrami në pritje të fëmijës së tretë

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 09:04 | Nga

Këngëtarja Arta Bajrami ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me reperin MC Kresha, këngën dhe klipin “Asaj”.

Ky bashkëpunim është pritur mirë nga fansat, teksa të reja duket të ketë edhe në jetën private të këngëtares.

E ftuar në një intervistë për Prive, Bajrami ka rrëfyer për më të rejat nga jeta dhe karriera, duke kumtuar kështu edhe një tjetër lajm të madh.

Ajo tashmë është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të tretë

Deri më tani nuk dihet ende gjinia e foshnjës, gjersa kujtojmë që Arta aktualisht është nënë e dy fëmijëve, vajzës Viktoria, dhe djalit Ideal-Morris.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme