Mbrëmë pas mesnatës, raportohet se një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë të Serbisë.
I dyshuar për këtë rast fillimisht ishte shtetasi i Kosovës Artan Hajrizi, pasi në vend të ngjarjes u gjet pasaporta e tij.
Mirëpo, më vonë u kuptua se Artani ishte në Gjermani dhe se pasaportën e tij e kishte në pronësi Fatoni, vëllai i tij.
Për Kosova Today në Klan Kosova, Artani tha se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën kur ka qenë në vizitë te ai pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës rreth dy javë më parë.
Mirëpo, Klan Kosova ka mësuar nga burimet se në fakt, Fatoni pasaportën e vëllait të tij e ka pranuar me postë, dhe jo siç ka deklaruar Artani se dokumentet personale i janë vjedhur nga vëllai.