Artan Nimani nga NISMA: Me Fatmir Limajn, energjia, vendosmëria dhe besimi u bënë një

Prishtinë | 26 Dhj 2025 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Artan Nimani është shprehur se tubimi madhështor në Malishevë tregoi qartë se numri 122, pra i NISMA-s është bashkimi dhe e ardhmja e Kosovës.

Ai shkruan se me liderin e tyre të kësaj partie, Fatmir Limaj, energjia, vendosmëria dhe besimi u bën një.

“Tubimi madhështor në Malishevë tregoi qartë se 122 është bashkimi dhe e ardhmja e Kosovës. Me Fatmir Limajn, energjia, vendosmëria dhe besimi u bënë një. Kjo është rruga e sigurt për shtetin dhe për vlerat tona. Voto për një Kosovë të sigurt dhe për bashkimin e madh të vlerave patriotike. Voto 7 – Artan Nimani, në listë me zemër të çeliktë dhe qëndrim të palëkundur”, ka shkruar ai.

Të ngjashme