Irma Kurti sjell në shqip poeten e çmimit Nobel, Grazia Deledda

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Libri botohet nën patronazhin kulturor të Enciklopedisë Poetike “Wikipoesia” dhe mban logon e Shtëpisë Botuese “Lena Graphic” në Prishtinë

Poetja dhe përkthyesja Irma Kurti sjell në gjuhën shqipe, nën logon e Shtëpisë Botuese “Lena Graphic” në Prishtinë librin me poezi, prozë poetike dhe aforizma të poetes italiane, fituese të çmimit Nobel, Grazia Deledda.

Botimi i librit bëhet nën patronazhin kulturor të Enciklopedisë Poetike “Wikipoesia”. Kurti është pjesë përbërëse e Komitetit të krijuar brenda Enciklopedisë Poetike “Wikipoesia” në nderim të poetes së madhe italiane me rastin e 150 vjetorit të lindjes së saj.

Ai ka për qëllim të përkujtojë Grazia Deleddan, në veçanti guximin dhe idealin e saj, faktin që ajo – një grua, poete, nënë, arriti emancipimin personal përmes aftësive dhe kompetencave të veta.

Komiteti Kombëtar kryesohet nga Renato Ongania (presidenti i mëparshëm i Enciklopedisë Poetike). Kjo nismë bashkon shoqata dhe individë që dëshirojnë të kontribuojnë me veprimtari të ndryshme për të përkujtuar figurën e së vetmes poete italiane – fituese të çmimit Nobel për Letërsinë më 10 dhjetor 1926.

Irma Kurti ka botuar 23 në gjuhën shqipe, 17 në italisht dhe gjashtë në anglisht. Po ashtu, është përkthyese e tetë librave të autorëve të ndryshëm, si dhe e të gjitha veprave të saj të përkthyera në italisht dhe anglisht. Kopje të këtij libri do të bëhen pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, Bibliotekës Nacionale të Tiranës si dhe në ato italiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme