“Serious Immobilities” sfidon dimensionet e muzikës dhe të performancës

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 08:50 | Nga

Inspiruar nga vetëm dy fjalë të një teksti të gjatë – që është pjesë e veprës “Vexations” e kompozitorit avangard francez Eric Satie – “Serious Immobilities” mëton të sjellë muzikën dhe performancën në një tjetër dimension, shkruan sot Koha Ditore.

Njësoj sikur Satie, që mëtonte ta sfidonte repeticionin e kohëzgjatjen e muzikës, mbi këtë ide erdhi edhe performanca e kompozitorit amerikan Ari Benjamin Meyers.

Por derisa “Vexation” sfidon idenë se ekzekutimi i notave u përket vetëm muzikantëve, duke e përsëritur atë shumë herë, në veprën që Meyers solli në kryeqytet, vetë kompozitori “luan” secilën notë në mendjen e tij. Ai i përcjell ritmet me duar duke arritur një mishërim fizik me notat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme