Arteta e përgëzon Xhakën për personalitetin e treguar

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës, pavarësisht kritikave që mediat i adresuan në mesfushorin 28-vjeçar.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme që ai ka bërë në muajt e fundit është personaliteti me të cilin luan dhe përgjegjësia në vendimet të cilat ai i merr kur gjërat nuk po shkojnë mirë. Ndikimi që ai e ka kur ekipi merr rezultate nuk është e zakonshme në këtë moshë.

Por, me natyrën që e ka, ai dëshiron që të përmirësohet edhe më shumë dhe mund ta shihni se bashkëlojtarët besojnë në të. Bashkëlojtarët e tij dëshirojnë t’ia japin atij atë përgjegjësi. Dhe kjo është gjë e mirë. Ai është shembull i shkëlqyer për çdo lojtar të ri sa i përket përkushtimit dhe pasionit, por edhe guximit kur luan për një ekip të madh”, ka thënë Arteta në një konferencë për shtyp.

“Revolveristët” mposhtën Chelsean 3:1 dhe Brightonin 1:0 në dy ndeshje të njëpasnjëshme. Kjo e ka rritur edhe vetëbesimin në ekip.

Ndeshja e radhës për Arsenalin do të jetë në udhëtim te West Bromwich Albioni, që nuk ka fituar në pesë ndeshje rresht, derisa ka tri disfata të njëpasnjëshme dhe dy barazime.

Në sezonin e fundit, Arsenali dhe ËBA-ja barazuan 1:1 kur luajtën në stadiumin “The Hawthorns”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme