Mikel Arteta ka folur pas humbjes së Arsenalit në udhëtim te Villareali me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Topçinjtë nuk arritën të marrin një rezultat të mirë në udhëtim te klubi spanjoll, pasi i thyen pas vetëm pesë minutave, ndërsa pas gjysmë ore loje ishin në disavantazh prej dy golave.
Në pjesën e dytë, londinezët ishin diçka më të mirë duke shënuar një gol shprese dhe pikërisht pas ndeshjes këtë e ka thënë edhe trajneri Areteta, i cili mendon se ndeshja i takoi secilës skuadër nga një pjesë.
“Arsyeja kryesore ishte që pasi pësuam golin, ne u çorganizuam… Ne nuk i dhamë vetes shansin për t’u vendosur në pjesën e tretë të fushës për të bërë atë që donim të bënim”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes.
“Ne e filluam pjesën e dytë me të njëjtët lojtarë në një mënyrë krejt tjetër. Ne kemi luajtur me tre sulmues ndonjëherë, dhe nuk kemi shënuar asnjë gol shumë herë në sezon, kështu që është një vendim që unë kam marrë dhe kaq”.
“Pas mënyrës së zhvillimit të lojës, ju duhet të merrni rezultatin. U zhvilluan dy pjesë lojë të ndryshme. Ne filluam të ishim vetja dhe pjesa e parë kishte kaq shumë momente që nuk ishim vetja”, përfundoi trajneri i Arsenalit.