Arteta i gatshëm ta japë Xhakën dhe 40 milionë për mesfushorin e Leicester

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i ri i Arsenal, Mikel Arteta, është duke llogaritur në opsionin e largimit të Granit Xhakës nga skuadra.

Sipas DailyMail, spanjolli përveç tij është i gatshëm që të japë edhe 40 milionë plus për mesfushorin e Leicester City, Wilfred Ndidi, transmeton Klan Kosova.

Ai është duke e përpiluar një listë me emra me të cilët synon ta rifreskojë skuadrën.

Ndidi ka qenë pjesë përbërëse e Leicester sezonin e sivjetmë, duke u renditur deri tash në pozitën e dytë, pas Liverpool.

Ai në 20 paraqitje ka shënuar dy gola në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme