Mijëra zviceranë “votojnë” që Granit Xhaka nuk duhet të jetë kapiten

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka është një nga futbollistët shqiptar më të mirë në historinë e Kombëtares së Zvicrës. Por, një gjë të tillë nuk po e mendojnë tifozët e ‘Helvetikëve’.

Një sondazh i publikuar nga gazeta zvicerane ‘Blick.ch’, tregon se një shumicë e madhe e tifozëve nuk e duan kosovarin si kapiten të Zvicrës.

Në këtë sondazh kanë votuar më shumë se 33 mijë persona, kurse përgjigja “Jo, ai nuk është më një model” ka marrë 69 për qind të këtyre votave, gjë që është tejet shqetësuese për një lider si Xhaka

Në fakt e vetmja gazetë ‘Blick.ch’ për momentin është duke e përkrahur futbollistin me prejardhja nga Kosova, mediumet tjera përfshi edhe televizionin “SRF” janë të gjithë kundër Granit Xhakës.

Një moment i tillë ndoshta është pritur nga të gjithë, sepse kur je i mirë je zviceran, kur je i dobët je shqiptar. Këtë shumë mirë e kishte shpjeguar Mesut Ozil pas largimit nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Kjo urrejtje për Granitin vjen pas ndeshjes me Serbinë, ku Xhaka në fundin e ndeshjes barti fanellën e Jasharit, që kishte mesazh të qartë për serbët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme