Ekonomia Online
FUNDIT

Arteta thotë se Aubameyang po bindet për të qëndruar në Arsenal

Arteta thotë se Aubameyang po bindet për të qëndruar në Arsenal

Pierre Emenick Aubameyang shënoi dy herë në gjysmëfinalen e djeshme të FA Cup përballë Manchester City-t dhe i dha fitoren Arsenalit, duke e kualifikuar për në finalen e parashikuar të luhet më 2 gusht në “Wembley”. Megjithatë sulmuesi nga Gambia vijon të jetë një çështje për londinezët, pasi kontrata e tij me “topçinjtë’ skadon në […]

Pierre Emenick Aubameyang shënoi dy herë në gjysmëfinalen e djeshme të FA Cup përballë Manchester City-t dhe i dha fitoren Arsenalit, duke e kualifikuar për në finalen e parashikuar të luhet më 2 gusht në “Wembley”.

Megjithatë sulmuesi nga Gambia vijon të jetë një çështje për londinezët, pasi kontrata e tij me “topçinjtë’ skadon në verën e ardhshme dhe deri tani futbollisti ka refuzuar të gjithë ofertat për të rinovuar.

I pyetur për këtë çështje në përfundim të ndeshjes me Manchester City-n, trajneri i londinezëve, Mikel Arteta u shfaq optimist se Aubameyang mund të pranojë rinovimin, por për këtë ka nevojë për garanci konkrete në lidhje me projektin e klubit.

“Flas vazhdimisht me të, pasi ia kam bërë të qartë që për ne është shumë i rëndësishëm dhe duam ta kemi në ekip për shumë vite,. E shoh gjithmonë e më të bindur, por që të firmosë rinovimin, ka nevojë për garanci në lidhje me projektin e klubit. Është një sulmues ambicioz, që dëshiron të luajë për objektiva madhorë dhe jo për mesin e renditjes”, deklaroi Arteta.

Të ngjashme