Mesfushori Arthur do t’i mungojë Barcelonës për katër javë shkaku i zgjatjes së muskujve, ka njoftuar klubi.
22-vjeçari nuk do të luajë në katër ndeshje – në ligë ndaj Athletic Bilbaos, Real Valladolidit dhe Sevillas dhe në ndeshjen e parë ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve.
“Testet kanë konfirmuar se lojtari Arthur Melo ka pësuar zgjatje të muskujve në këmbën e majtë. Ai pritet të mungojë për tre apo katër javë”, ka njoftuar Barça.
“Nëse parashikimet janë të sakta, Arthur do të mungojë së paku katër ndeshje”, thuhej në njoftimin e kampiones spanjolle.