Arthur ndihet krenar me interesimin e Interit

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Barcelonës, Arthur pranon se është krenar që është i lidhur me Interin, por aktualisht nuk ka në plan të largohet nga Camp Nou.

Gazeta Mundo Deportivo pohoi ditëve të fundit se Interi do të ishte i interesuar të merrte Arthur si pjesë e një marrëveshje në rast se Barca nuk paguan klauzolën e plot të lëshimit të Lautaro Martinez, e cila është 111 milionë euro.

Fjalët për një transferim te Interi e kanë bërë krenar mesfushorin brazilian, Arthur, por momentalisht nuk mendohet të largohet nga Barcelona.

“Për çdo lojtar, të qenit i lidhur me një klub kaq të rëndësishëm dhe aq të njohur në të gjithë botën si Interi, një klub me një trajner të shkëlqyeshëm dhe një skuadër mbresëlënëse, është një burim krenarie”.

“Megjithatë, mendimet që kam në mendjen time tani janë vetëm për Barcelonën”.

“Ndihem shumë mirë në klub dhe në qytet, dhe sinqerisht vazhdoj ta shoh veten të veshur në Blaugrana për shumë vite”, ka thënë Arthur për Gazzetta dello Sport.

Mediumi italian shton se braziliani, edhe pse vlerëson interesimin e Nerazzurrëve, ai e ka tërhequr veten nga marrëveshja e mundshme e shkëmbimit. 

Të ngjashme