Artikujt serbë ende në shitje në dyqanet e Kosovës: Mos më pyesni nga i kemi marrë

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Në dyqane në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, jug të Mitrovicës, por edhe në qytete tjera, ende mund të gjinden artikuj të ndryshëm nga Serbia.

Mallrat serbe vazhdojnë të jenë në shitje në dyqane të ndryshme në Kosovë, përkundër faktit se janë bërë tri javë prej kur ka hyrë në fuqi vendimi për taksë prej 100 për qind ndaj prodhimeve nga Serbia.

Në dyqane në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë dhe jug të Mitrovicës, por edhe në qytete tjera, ende mund të gjinden artikuj të ndryshëm si miell, sheqer, vaj, ëmbëlsira, lëngje, ujë, keksë por edhe artikuj të kozmetikës dhe higjienës.

Të vetmet që kanë mungesë janë artikujt e qumështit, shkruan “Kossev”, transmeton lajmi.net.

“Mos na pyesni nga i kemi marrë. Kemi mjaftueshëm edhe për disa kohë”, deklaroi një pronar i një depoje nga lagjia e boshnjakëve në Mitrovicë.

“Disa ditë para fuqizimit të vendimit për rritje të taksës erdhën një numër i shtuar i artikujve nga Serbia”, shtoi një shitës nga jugu i Mitrovicës.

Në depon e tij mund të gjinden ende vaj, miell, sheqer, pije të ndryshme, kurse çmimi i tyre mbeten njësoj si para taksës. I vetmi artikull që është shtrenjtuar është mielli, i cili ka ardhur nga Vojvodina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme