“Artistët në hap me luftëtarët” – ekspozitë në shenjë pakënaqësie ndaj gjykimeve në Hagë

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Artistët kosovarë kanë organizuar sot ekspozitën “Artistët në hap me luftëtarët”, me rastin e përvjetorit të fillimit të gjykimit në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ngjarje, që u mbajt sot në Prishtinë u prezantuan piktura të ndryshme nga artistë të ndryshëm.

Veton Gusia, kryetari i Shoqatës Artistët për Artistët, tha se gjithmonë kanë qenë pjesë e ndodhive historike, duke shtuar se sot janë mbledhur për të shprehur pakënaqësi lidhur me gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Artistët për artistë jemi me të gjitha shoqatat, me të gjithë me atë që ka lidhje me tregua që artistët gjithmonë pjesë e ndodhive historike e politike të Kosovës. Në këtë rast jemi mbledhë me shpreh një pakënaqësi lidhur me gjykimin e ushtarëve tonë dhe në të njëjtën kohë pa na duket po i gjykojnë edhe viktimat e luftës, edhe refugjatët edhe krejt vuajtjet tona, kështu që ne jemi mbledhë si artistë me tema të ndryshme të lira për me shpreh pakënaqësinë tonë në lidhje me gjykimin e ushtarëve tonë në Hagë”, tha ai.

Kurse, Mus Prelvukaj po nga kjo shoqatë, tha se kjo është një ekspozitë tematike dhe e revoltës, pasi sipas tij sot sot është përvjetori i gjykimit të padrejtë të kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është një ekspozitë tematikë, është ekspozitë e revoltës sepse sot është përvjetori i gjykimit të padrejtë të kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë dua të them se po gjykohen edhe të rënët edhe të plagosurit edhe heronjtë e gjallë, njerëzit aktiv në politikën shqiptare që ishin pjesëmarrës në luftën clirimtare të Kosovës. Kjo ekspozitë nuk është e para…Shoqata artistët për artistë kanë shënuar edhe përvjetor të tjerë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Ismail Tasholli nga “Liria ka Emër”, falenderoi artistët për këtë ekspozitë duke shtuar se arti tek ne nuk kuptohet pa prapashtesën aktivizëm.

“Deshta vetëm dy fjalë falenderimi ehde kujtimi që arti tek ne nuk kuptohet pa prapashtesën aktivizëm sepse artistët kanë qenë pararoja e ruajtjes së vlerave tona edhe kjo ekspozitë simbolikë është po i nëjjti mesazh që qytetaria merr peshë në mesin e artistëve”, deklaroi Tasholli.

Të ngjashme