Ylli i Hollywoodit, Johnny Depp, ditën e djeshme ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundrejt ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Pasi triumfoi në gjykatë kundër ish gruas, Amber Heard, ka reaguar edhe vetë ai. Juristët nuk i konsideruan të mjaftueshme provat e paraqitura nga aktorja në gjykatë, duke i dhënë të drejtë yllit të “Pirates of the Caribbean”.
Përmes një postimi në Instagram, aktori shprehet se ndihet i lehtësuar që e vërteta ka dalë në dritë. Mes të tjerash, aktori thotë se ia detyronte të vërtetën fëmijëve dhe atyre që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtij rrugëtimi. “E vërteta nuk humbet kurrë“, përfundon ai.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe artistë të njohur shqiptarë, si Mozzik, Beatrix Ramosaj, Anxhela Martini, Yll Limani e Dafina Zeqiri.