Duket se DJ e producenti i famshëm, Diplo, ka dëshirë tashmë të shoqërohet vetëm me vajzat tona kosovare.
Ai bëri këngën për botërorin në futboll me Era Istrefin, ndërsa Dua Lipa i ka sjellë për herë të parë në karrierë një çmim ‘Grammy’, pasi bashkëpunuan për këngën ‘Electricity’.
Ndërsa Diplo është një nga miqtë më të ngushtë të Rita Orës, tash e shumë vite prej kur Rita u shndërrua në një yll botëror.
Në Instagramin e tij mund të shohim shumë shpesh foto të vajzave nga Kosova, ndërsa edhe komentet nga ana e tij nëpër fotot që ato postojnë nuk janë të rralla.
Me këtë rast, Diplo ka vendosur që dje, kur Kosova ka festuar 11-vjetorin e Pavarësisë, ai të urojë me një fotografi ku shihet bashkë me Era Istrefin ndërsa në përshkrimin e fotos ka shkruar: “Vajzat kosovare po e marrin botën në duar”.