Artisti Petrit Halilaj dhe rrëfimet nga rrënojat

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Qyteti i Runikut, në veri të Kosovës, është një orë e gjysmë rrugë me veturë nga kryeqyteti, Prishtina. Udhëtimi atje, në një mbrëmje të errët në fillim të korrikut, më bëri të përshkoja shtigjet gjarpërore të peizazhit të Ballkanit, rrethuar nga gjelbërimi gjatë ditës, por i zi terr pas perëndimit të diellit.

Me raste, kaloja nëpër vendbanime të vogla, shtëpi të vetmuara gjysmë të ndërtuara. Ndërtimi i ri ishte në paralele me asfaltin e butë të rrugëve të pakonsumuara ende nga vitet e shfrytëzimit, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithçka, në fakt, pak a shumë ndihej si e re, një kujtim ky i çuditshëm që konflikti, që e kishte lënë këtë tokë në rrënoja vetëm para 20 vjetësh, në rrjedhën e tij ka pasur një nguti të natyrshme për rindërtim, duke mos lënë gjurmë të së kaluarës.

Vetë Runiku nuk është ndryshe në këtë aspekt. Por vetëm pas pak dyqanesh, bareve dhe kafeneve, që ndodhen në rrugën kryesore, janë rrënojat e ish-Shtëpisë së Kulturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme