Me vepra digjitale e artistike, artistja nga Tajvani Chiayo Kuo, u mundua të bëj një prezantim të Kosovës për 10 vitet e ardhshme. Ekspozita e cila pritet të realizohet deri në vitin 2018, do të jetë dhuratë nga autorja për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ekspozita do të përmbaj elemente të ndryshme artistike, siç janë punimet në mur, krijimi i hapësirave digjitale në Prishtinë e të tjera. Partner i kësaj ekspozite do të jetë Muzeu i Kosovës.
Drejtori i Muzeut, Skender Boshtrakaj tha se përmes këtij projekti nuk do të mësohet vetëm për historinë por do të mundohen që të marrin përceptime se si e shohin të rinjtë Kosovën në 10 vitet e ardhshme.
“Shkolla Elena Gjika po bëhet partner i muzeut. Ne kemi planifiku me ju bë pjesë të këtijë projekti afatgjatë. Bëhet fjalë jo vetëm me mësu për historinë çka ka ndodh të kaluarën por ju me u shpreh si e shihni Kosovën sot nesër e pse jo edhe si e shihni Kosovën pas 10 viteve. Me ndërtu një ekspozitë që ka të bëj me të ardhmen e Kosovës e unë theksoj se e ardhmja e Kosovës jeni ju”, tha Boshtrakaj para nxënësve të shkollës fillore “Elena Gjika”.
Artisja, Chiayo Kuo tha se pas bisedimeve me Skender Boshtrakajn kanë menduar se mund të bëjnë diçka më interesante.
“Kosova ka qytetarë të ri dhe të bëjmë diçka më ndryshe dhe më interesante, është një ekspozitë se çfarë do të ndodhë në Kosovë dhe si e shihni Kosovën në 10 vitet ardhshme”.
Kuo shtoi se projektet e kësaj ekspozite do të bëhen në mënyrë që të rinjtë të krenohen për vendin e tyre.
Në fund nxënësit e shkollës “Elena Gjika” filluan të bëjnë punime lidhur me atë si e shohin Prishtinën në të ardhmen. Punime këto që do të jenë pjesë e nje filmi të animuar i cili do të jetë në kuader të projekteve të artistes tajvaneze.