Kompania “Artmotion” ka reaguar pas vendimit, sikur e ka quajtur skandaloz e kundërligjor të “Komisionit politik të Medieve”, i cili sot ka kërkuar nga operatori “Artmotion” që të heqë dorë nga e drejta e siguruar në mënyrë ligjore për të transmetuar lojërat e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës përmes kanalit Arena Sport.
“Ky vendim skandaloz pa asnjë bazë ligjore, është thirrur në kërkesën e komisionit parlamentar të kryesuar nga Nait Hasani, komision i cili nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët operacionale të KPM-së”, thuhet në reagimin e “Artmotion”.
“Artmotion” thotë se do të zbatojë kontratën dhe veçse ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi në KPM. “Për më tepër çdo tentim për të bërë presion duke keqpërdorur institucionet e pavarura do të ketë pasoja ligjore si në Kosovë e ashtu jashtë Kosovës”.