Ndonëse kanë kaluar 24 orë nga skandali i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi, ende nuk ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e LDK-së, teksa përfundoi fjalimin e saj, pas një përplasje verbale me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përdori fjalën “magjup” ndaj tij, me qëllim të nënçmimit.
Nga gjuha pezhorative e përdorur në Kuvendin e Kosovës nga deputetja e LDK-së, bëri të reagojnë organizata të ndryshme dhe shoqëri civile.
Shqetësuese organizatat e vlerësuan edhe mosreagimin e kryetarit të Kuvendit, Galuk Konjufca ndaj një gjuhe të tillë.