As Rusia nuk e kundërshton agjendën e INTERPOL-it

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Nesër pritet vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë të sigurisë.

Tash e një kohë të gjatë, zyrtarë nga Beogradi kanë kërkuar që pika e votimit për Kosovën të hiqet nga agjenda e INTERPOl-it, transmeton lajmi.net.

Por, e njëjta është refuzuar gjatë ditës së sotme.

Madje siç raportojnë mediat e Beogradit, kërkesën në fjalë nuk e ka përkrahur as Rusia.

Burime të Telegrafit serb, bëjnë të ditur se Moska zyrtare nuk e ka kundërshtuar agjendën aktuale, ku pritet edhe votimi për Kosovën.

“Rusët nuk kanë udhëzime nga Qeveria e tyre për të folur. Por gjithsesi ata do të votojnë”, është thënë nga burime të këtij mediumi.

E kjo sjellje e Rusisë po konsiderohet si diçka jo e mirë për Serbinë.

Drejtori i Institutit të Sigurisë, Orhan Dragash, thotë se nuk duhet harruar se Rusia shikon interesat e saja, edhe nëse në pyetje është pranimi i Kosovës në INTERPOL.

Kujtojmë se ditë më parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ishte takuar mes homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Paris.

Nga media të shumta ishte cilësuar se kjo mund t’i hapë rrugë edhe ndryshimit të qëndrimit të Rusisë në raport me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme