Disa shpirtligë e zemërprishur,
mërgimtarit që e la vendin jo me fajin e tij,
po ia mohojnë votën
dhe varrimin në Atdhe.
Mërgimtari i tretur nëpër botë me vite,
i ushqeu me bukë
e i bëri me strehë këta shpirtshitur,
që sot ia mohojnë
edhe një pëllëmbë tokë për varr.
Aty ku lindi e u rrit,
ku e përkundi dora e nënës në djep,
ku e shijoi përkëdheljen e ngrohtë
të gjyshërve.
Mërgimtari i përbuzur,
i katandisur nëpër botë,
ato dy metra vend për varr
i paguan,
ashtu siç i pagoi Faik Konica i Madh.
Pastaj, qirruni, o ju horra
e shpirtprishur,
në ekranet gri e zi!
ARIF EJUPI
Gjenevë, 9 dhjetor 2025
P. S. Kjo poezi është një thirrje e fortë kundër padrejtësisë që u bëhet mërgimtarëve shqiptarë, të
cilëve sot u mohohet jo vetëm vota, por edhe e drejta për t’u prehur në tokën e tyre. Një protestë
morale që ngrihet mbi dhimbjen, dinjitetin dhe sakrificën e brezave në mërgim.