Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prishtinë, ka zgjedhur sot kryesinë e tre, duke përfshirë edhe nënkryetarët dhe sekretarët.
Në këtë takim të Këshillit Drejtues, AAK në kryesi, postin e nënkryetares së degës, ja ka ofruar edhe asambleistes në Komunën e Prishtinës, Fitnete Bejta, e cila braktisi LDK’në për të iu bashkuar AAK-së.
Sipas një komunikate të AAK’së, anëtarët e këshillit drejtues në mënyrë unanime votuan kryesinë prej 50-të anëtarësh, nënkryetarë u zgjodhën: Fadil Gashi, Vasilika Zotaj, Jahir Morina, Luljeta Mulliqi, Kreshnik Smajlaj, Valbona Vitia-Ajeti, Fiknete Bejta, si dhe Fatmir Gashi – Sekretar i Përgjithshëm dhe Agnesa Sinani Sekretare Administrative.
Gjithashtu, AAK në këtë komunikatë, thotë se dega e saj në Prishtinë, iu bënë thirrje të gjithë profesionistëve të fushave përkatëse, të bashkohen në rrugëtimin e Aleancës për një Prishtinë më të mirë.