Asamblisti i PDK-së, në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, thotë për FrontOnline se nuk kanë ndonjë kërkesë për buxhetin e vitit 2025 për Komunës e Prishtinës.
‘’Nuk kemi ne ndonjë kërkesë, për momentin s’kemi asgjë kërkese për buxhetin” shprehet Retkoceri.
Ai potencon se nuk ka ardhur ende trajtimi i buxhetit për vitin 2025 derisa thotë se strategjinë për buxhetin duhet ta bëjë Përparim Rama, kryetari i kryeqytetit.
”A ke marr prononcim nga kryetari për buxhet? Nuk është në dorë të Kupinës me fol për opozitën, stragtegjinë duhet me bërë kryetari i Komunës’’ thotë asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri.
Ai i përgjigjet kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupinës, duke thënë se nuk është në dorën e tij të flas për opozitën, pasi ky i fundit u shpreh i bindur se do kaloj buxheti.
‘’Nuk është në dorë të Kupinës me fol për opozitën’’, thotë Retkoceri.