Asetet më të vlefshme janë punonjësit, jo konsumatorët. Andaj duhet të kujdesemi për punonjësit në mënyrë që ata të kenë frymëzim që të kujdesen për konsumatorët.
Menaxhmenti kërkon të gjendet një ekuilibër midis anashkalimit dhe disiplinimit të punonjësve, shkruan Ekonomia Online.
Por, të gjithë punonjësit kanë disa nevoja bazike të cilat nëse jepen duke ruajtur ekuilibrin e duhur, i ndihmojnë ata të zhvillojnë zellin dhe aftësinë e nevojshme për motivimin dhe suksesin e tyre.
Ja 10 elemente që i duhen një “skuadre”:
1. Mirësia
Të gjithë punonjësit kanë nevojë për mirësinë tonë, dhe të gjithë e meritojnë. Ne mund t’u japim atyre shumë gjëra dhe mund t’u japim ‘kënaqësi’ të cilat nuk i meritojnë, por këto kënaqësi shërbejnë vetëm sa për t’i bërë ata të ndihen bosh nëse nuk fitohen me meritë. Kur ne tregojmë mirësi me “bonuse” ushqejmë dembelizmin ndërmjet tyre, i cili më pas përkthehet në zakone të varfra motivuese. Ajo që kurrë nuk mund të jetë me tepri është mirësia. Mirësia është e thjeshtë; është jo materiale dhe ndjesia që u japim punonjësve tanë për pranimin apo aprovimin ndaj tyre. Njerëzit punojnë më shumë për këto të dyja më shumë se për çdo gjë tjetër.
2. Besimi
Qënia lider përfshin edhe trysninë dhe dyshimin. Ne harrohemi kaq shumë prej frikës, saqë harrojmë të kemi besim. Besimi që kemi në skuadër ndikon masivisht në besimin që punonjësit kanë te vetja. Kur punonjësit ndihen të frikësuar nga frikërat tona rreth çdo gjëje të re që ata duan të bëjnë, zbulojnë apo përjetojnë, frikërat tona fshehurazi u komunikojnë atyre që ne nuk kemi besim te ta. Ky mesazh i fshehtë e minon skuadrën tonë duke i shkaktuar mosbesim në vetvete ose të rebelohet kundër kontrollit tonë. Duhet të kemi besim të punonjësit tanë dhe t’i ndihmojmë që të zbulojnë dhe të kenë suksese.
3. Besimi te vetja
Kur punonjësit tanë ndjehen se ne kemi besim te ta, ata në mënyrë të natyrshme kanë besim te vetja e tyre. Ne si lidera duhet të pranojmë se pjesëtarët e skuadrës sonë janë të ndryshëm dhe unikë nga ne. Atyre u duhet lejuar hapësira që të jenë ndryshe. Duhet të besojmë se i kemi drejtuar mjaftueshëm mirë saqë ata të kenë mundësi të bëjnë gabime dhe herën e ardhshme të kenë mundësi për t’u përmirësuar.
4. Durimi
Lidershipi është sfidues për shkak të idesë që kemi se cila është më e mira për kompaninë tonë dhe punonjësit tanë, e cila na bën që t’u vendosim shumë trysni këtyre të fundit që të jenë imazhi i asaj që ne përfaqësojmë. Gjithsesi, ajo që skuadra jonë kërkon prej nesh është durimi dhe jo presioni ynë. Kanë nevojë për një dorë që t’i afrohen hapit tonë, pasi zhvillimi i çdo punonjësi ndjek rrugën e vet. Durimi komunikon besimin, se me kalimin e kohës dhe me praktikën e mjaftueshme, ata do të gjejnë rrugën e tyre. Nëse u bëjmë presion më shumë se ç’duhet, vrasim ‘shpirtin’ e tyre dhe mbase edhe motivimin e tyre. Ne nuk duam të drejtojmë njerëz të cilët ndihen të vlerësuar, vetëm nëse performojnë mirë.
5. Përzemërsia
Përzemërsia me fjalë, në formën e pohimit, është një mënyrë shumë e mirë për të shprehur mbështetje për skuadrën tonë. Si të gjithë të tjerët, edhe ata kanë telashe. Kur i shikojmë që mundohen, nxjerrja e ankthit tonë te ta nuk i ndihmon. Ne duhet t’u ofrojmë përzemërsi dhe mirëkuptim duke i lënë atyre të nënkuptuar se “edhe kjo gjë do kalojë.” Përzemërsia është ajo luga plot me sheqer që ndihmon dhimbjen të zhduket. Flisni me punonjësit tuaj, ofrohuni për t’i dëgjuar dhe trajnuar. Mos u bërtisni.
6. Këshilla
Roli ynë si lidera është t’u japim punonjësve feedback që i ndihmon në ndërtimin e karakterit. Kur kritikojmë, bërtasim, qortojmë ose bëhemi agresorë pasivë, nuk mund të rritet dot skuadra. Ajo nuk do të bëjë performancën e pritur ose do të zemërohet dhe do të zhvillojë ndjenjat negative rreth vetes, aftësive që ka gjithëscili pjesëtar i skuadrës dhe rreth nesh. Punonjësit tanë kanë nevojë për këshillën që u japim për të kuptuar se pjesa më e rëndësishme e jetës shtrihet në atë luftën për zbulimin e vetvetes dhe të qëllimeve të tyre.
7. Dhembshuria
Secili prej punonjësve është unik dhe secili prej tyre kërkon diçka pak më ndryshe nga tjetri prej nesh si lidera. Ata nuk janë këtu për të qenë si ne, nuk janë as për të qenë aq të mirë ose më të mirë se pjesëtarët e tjerë në skuadër ose punonjësit e konkurrentëve. Kur e bëjmë këtë krahasim, praktikisht u themi se nuk janë të mirë saç duhet. Kjo rrezikon nxitjet e tyre duke i bërë të dihen si pa kuptim. Nëse duhet të përdorim krahasime, duhet ta përdorim vetëm për të krahasuar situatën e tanishme me atë të fillimit për të thënë se sa shumë gjëra të mira kemi bërë që nga fillimi. Përdor dhembshurinë, dhe jo krahashimin.
8. Drejtimi
Roli ynë si lidera është t’i japim drejtim skuadrës. Por nuk është e drejta jonë t’u tregojmë atyre se çfarë duhet të jenë. Si lidera, kontrollin, manipulimin dhe aftësinë për t’i bërë të huaj punonjësit, duhet ta mbajmë larg. Ne duhet të lejojmë që ata të zbuljnë procesin e tyre të vendimmarrjes në vend që të bëjmë ne vendime për ta. Në vend të dredhive, duhet të përdorim drejtimin.
9. Respekti
Nëse nuk i respekton punonjësit, as ata nuk do të të respektojnë. Ata do të bëjnë ashtu siç bën ti dhe jo se çfarë thua ti. Ata nuk do të të respektojnë vetëm sepse janë më poshtë se ty në hierarki. Nëse i merrni për qesharakë ata, edhe ata do të tallen me ju. Vetëm nëpërmjet respektit që u jepni ju, ata mësojnë si të respektojnë veten dhe ty. Nëse si lidera jeni emocionalisht të papjekur, i mësoni punonjësve tuaj të sillen me ju pikërisht në të njëjtën mënyrë.
10. Koha
Skuadra juaj ka nevojë për gatishmëri, kohë dhe vëmendje. Kjo gjë nuk mund të zëvendësohet. Jetojmë në një shoqëri që punon dhe të gjithë kemi detyrime, por skuadra jonë duhet të jetë përgjegjësia numër 1. Kujdesuni për skuadrën, dhe në të njëjtën mënyrë do të kujdeset kjo e fundit për konsumatorët tuaj.