Asfaltohen rrugët në Drenas

Drenas | 20 Tet 2017 | 16:06 | Nga

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Idriz Hysenaj me bashkëpunëtor, ka vizituar vazhdimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Halil Halilaj në Drenas, përfundimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve në Abri, Lagja Demaj, dhe Poklek të Vjetër, Lagja Bucolli të komunës së Drenasit.

Sipas Drejtorit Hysenaj punët në asfaltimin e rrugëve kanë përfunduar sipas planit dinamik dhe me cilësi të lartë, dhe po vazhdohet në segmente në asfaltimin e rrugëve nëpër fshatra tjera të Komunës së Drenasit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme