Asfaltohet rruga “Imri Hashani” në fshatin Greme

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 14:28 | Nga

Komuna e Ferizajt ka vazhduar edhe të mërkurën me realizimin e projekteve kapitale në fushën e infrastrukturës.

Në vazhdën e kësaj, ka filluar asfaltimi i rrugës “Imri Hashani” në fshatin Greme rrugë kjo më të gjitha standardet. Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka përcjelle edhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Gafurr Ilazi.

Ai këtë projekt e ka vlerësuar tejet lartë duke thënë së banorët e kësaj lagje tash e tutje do të kenë qarkullimin dukshëm më të lehtë.

“Asfaltimi i kësaj rruge po bëhet në kuadër të realizimit të shumë projekteve madhore që po bëhen në qytetin e Ferizajt. Kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për banorët e kësaj pjesë të qytetit për shkak të asaj, se më parë kanë pasur probleme shumë të mëdha, sepse rruga ka qenë në gjendje tejet të keqe”, ka thënë drejtori Ilazi.

Banorët e kësaj lagje e kanë mirëpritur rregullimin e kësaj rruge duke falënderuar komunën për punët që po i bënë. Hyzri Hashani, banor i fshati Greme ka thënë se rregullimi i kësaj rruge ka qenë mese e nevojshme ngase kanë pasur probleme të shumta të qarkullimit.

U bë e ditur se gjatësia e kësaj rruge është 1200 metra, ndërsa gjerësia e saj është 5 metra, ndërkaq vlera e këtij projekti kap shumën 80 mijë euro.

U tha se gjatë kësaj periudhe janë hapur mbi 280 procedura të tenderimeve, të cilat janë realizuar me sukses, janë nënshkruar të gjitha kontratat dhe se po punohet me intensitet të shtuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme