Ka nisur sot asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Pojatë të komunës së Ferizajt.
Një projekt të cilin banorët e këtij lokaliteti e kanë vlerësuar si të një rëndësie të veçantë.
Musli Mehmeti, banor i këtij fshati ka thënë asfaltimi i kësaj rruge ka efekt pozitiv ngase përmirëson qarkullimin rrugor.
Në anën tjetër, i pari i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyçi, ka thënë se bëhet fjalë për një projekt që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Ka shtuar se rëndësia e këtij projekti është e madhe kur dihet se lidh shumë lokalitete në mes vete.
“Jemi në fshatin Pojatë në kuadër të asfaltimit të rrugës Pojatë-Sojevë-Mirosalë, ku po bëhet asfaltimi i 1300 metrave rrugë të asfaltuar dhe me gjerësi gjashtë metra, ndërkaq vlera e këtij projekti është 758 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria Infrastrukturës në bashkëpunim edhe me Komunën e Ferizajt, ndërsa është një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e këtij lokalitetit, por edhe fshatrave për rreth, sepse kanë një lidhje në mes veti”, është shprehur drejtori Bytyqi.
Me rregullimin e kësaj rruge në këtë fshat pothuajse ka përfunduar infrastruktura bazike.
Banorët thonë se ky ka qene njeri ndër projektet kryesore, ndërsa zyrtarët kanë vë në dukje se ka edhe disa projekte tjera që pritet të realizohen në këtë pjesë.
Ndryshe, intensifikimi e punimeve në teren po e mundësojnë kushte i mira të motit që po mbretërojnë këtyre ditëve. Drejtues të Drejtorisë së Infrastrukturës kanë thënë se kështu po u mundësohet përmbyllja edhe e disa projekteve tjera të nisura vite më parë.