Pas përfundimit të projekteve në asfaltimin e rrugëve në fshatin Fushticë e Poshtme dhe Fushticë e Epërme, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Idriz Hysenaj vizituan punimet në asfaltimin e segmentit të parë të rrugës në Sankoc.
Asfaltimi i kësaj rruge është realizuar në bashkëfinancim mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Banorët e fshatit Sankoc u shprehën falënderues dhe mirënjohës ndaj Komunës së Drenasit, për përfundimin e këtij projekti në afat të paraparë dhe me cilësi të lartë.