Asgjësohen mbi 11 mijë bimë hashashi, arrestohen katër kultivuesit

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 11:40 | Nga

Policia e Korçës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 11 570 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, e mbjellë në fshatin Gostivisht të Kolonjës.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit policor është bërë e mundur edhe arrestimi në flagrancë i 4 personave, të dyshuar si kultivuesit e kësaj sasie hashashi.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar shtetasit Adriatik Begaj, 35 vjeç; Edmond Gjata, 38 vjeç; Ardian Dauti, 46 vjeç si dhe Asllan Zyba, 37 vjeç.

“Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa materialet për procedurat e mëtejshme hetimore ndaj shtetasve të arrestuar i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme