AShAK publikon Fjalorin Enciklopedik të Kosovës I dhe II

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 13:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot është publikuar botimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës -Fjalori Enciklopedik i Kosovës I A-K dhe Fjalori Enciklopedik i Kosovës II L-ZH.

Kryetari i AShAK, Nexhat Daci, e vlerësoi si projektin më të madh të akademisë.

“AShAK realizoi projektin më të madh të kësaj akademie me shumë mundim, por edhe me shumë sukses. Përgëzimet e mia shkojnë për tërë redaksinë dhe në veçanti për kryetarin, akademikun Kraja. Për mu është ndërtu paradhoma më e mirë që të vazhdojmë me encikploedinë, shpresoj fuqishëm që kësaj radhe do të kemi sukses që të bëjmë enciklopedinë shqiptarë në Kosove dhe Shqipëri e jo dy enciklopedi të ndara, sepse rrethanat kanë ndryshuar, kapacitetet shkencore dhe intelektuale janë shumëfishuar në nivel cilësor dhe të shpresoj që akademia do të japë gjithmonë përkrhaje projekteve të tilla,” është shprehur Daci.

“Unë do të thoja që një punë kaq e madhe nuk do të kishte mundur të përfundohet pa punën e përditshme të tërë redaksisë, të cilën po e shihni para nesh, dhe në veçanti po e dalloj punën e kryeredaktorit, i cili shpesh herë ka ditë të nervozohet por edhe të mos e ndal ritmin dhe intensitetin e punës.”

Akademik, Mehmet Kraja, thotë se kanë qenë skeptikë që do të realizohet ky projekt.
“Nuk kemi dyshuar në përkushtimin tonë por kemi qenë të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ballafaqohemi,” shprehet Kraja.

“Ka qenë me të vërtetë një maratonë, në të cilën jo të gjithë kanë pasur të njëjtën kurajo dhe qëndrueshmëri, por megjithatë pavarësisht abstenimeve të ndonjë rasti, pesë vjet me radhë kemi bashkëpunuar si kurrë më parë, dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithëve, në rend të parë redaksisë qëndrore të fjalorit, e cila më ka mbështetë në cdo rrethanë, pastaj 24 predaktorë të fushave si dhe anëtarët e redaksive të fushave, pastaj 506 autorë të teskteve, këta janë meritorët për botimin e këtij fjalori. puna e fjalorit ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke filluar nga identifikimi i fushave, i lëndës që duhet përfshirë, pastaj i përzgjedhjes dhe klasifikimit të kësaj lënde, vjelja e të dhënave dhe natyrisht përpjekja që për herë të parë të krijohet një standard i prezentimit, respektivisht i shkrimit enciklopedik.”
“Krahas përdorimit të gjerë që mund të ketë fjalori, identifikimi i lëndës enciklopedike dhe krijimi i një baze të të dhënave duhet të jetë arritja më e rëndësishme e këtij botimi.”

Kosova në këtë fjalor paraqitet si entitet i vetësishëm dhe i tërësishëm politik, historik, ekonomik, arsimor, kulturor duke iu bërë kështu një kundërvënie e fuqishme ndaj tendencave dezintegruese, të cilat kanë filluar të shfaqen së fundi dhe kanë krijuar hapësirë më të madhe se kurrë.

Sipas Krajës, botimi i këtij fjalori ka dëshmuar se ekziston potencial solid për projekte të kësaj natyre.

“Studiues, profesorë universiteti, shkrimtarë, publicistë, të mbledhur kështu së bashku, ndërsa kanë shkruar për gjeografinë e Kosovës, për historinë, për arsimin, për artin dhe let ërsinë, për informimin, për fusha të ndryshme të shkencës, përmbledhur së bashku përbëjnë një zë të fuqishëm për Kosovën integrale, kundrejt ideve arriviste.”

Të ngjashme