Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka mbajtur mbledhje komemorative dhe homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të akademikes Edi Shukriu, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i AShAK-ut, Mehmet Kraja tha se kujtimi për Shkuriun do të jetë i përhershëm, duke shtuar se ajo do t’u mungojë të gjithëve.
“Edi Shukriu do të lë një vend të zbrazët. Nga sot do të jemi më të varfër për një arkeologe, historiane të shkëlqyeshme. Edi do t’u mungojë të gjithëve edhe atyre që e deshën dhe atyre që nuk e deshën”.
Gjyljeta Mushkolaj, sekretare në AShAK, tha se me dhimbje dhe pikëllim të madh janë mbledhur për të kujtuar veprën e gruas të parë të Akademisë së Shkencave.
Ajo më pas para të pranishmëve ka lexuar veprimtarinë e Shkuriut, duke shtuar se ajo dha kontribut në shumë sfera.
“Edi Shukriu u lind në Prizren, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërkaq fakultetin e Arkeologjisë në Universitetin e Beogradit. Iniciojë dhe themelojë degën e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ishte pjesë e ekipit të hulumtimeve të Prizrenit. Ishte një prej themeluesve të Muzeut të Prizrenit”.
“Ishte deputete e Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2002-2004, ishte pjesë e Komisionit për Kulturë, themeloi Forumin e Gruas të LDK-së”.
“Në vitin 2019 ishte gjithashtu pjesëmarrëse në konferencat e rëndësishme si në fushën e çlirimit të gruas edhe në fusha të tjera. Mori pjesë në forume politike. Gjithashtu si shkrimtare mori pjesë në takime kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Përfaqësuesja e familjes, Valtida Shukriu, mbesa e Edi Shukriut, tha se ndihen të nderuar me pjesëmarrjen e kaq shumë miqve në përkujtimin e saj, raporton EO.
Si për të gjithë shoqërinë edhe për ne ishte një intelektuale. Në fund dua t’ia japë fjalën prapë asaj, prapë Edit. Sot nuk ka diçka më adekuate se fjala e saj publike ‘Unë nuk jam shkrimtare grua, një poete grua dhe dua të kujtohem si shkrimtare, si poete’”.
Edi Shukriu vdiq të martën në moshën 73 vjeçare, përderisa varrimi do të bëhet të mërkurën në varrezat në Prizren.