Ashpërsimi i masave kundër pirjes së duhanit, gastronomët e respektojnë në maksimum

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kafiteritë e Prishtinës po synohet zbatimi rigoroz kundër ligjit të duhanit. Disa prej tyre, gastronomeve të intervistuar nga Ekonomia Online, thonë se vendimi i Qeverisë po respektohet në masë të madhe, raporton Ekonomia Online.

Disa prej tyre, mbrapa kamerës kanë thënë se po respektohet por që po hasin në kundërshtime nga klientët.

Menaxheri i një prej kafiterive në kryeqytet, Mentor Berisha, thotë se vendimin e Qeverisë e kanë mirëpritur, ndonëse shprehet se këtë e kanë respektuar më herët.

“Ligji kundër pirjes së duhanit është duke u respektuar maksimalisht. Ne edhe ashtu e kemi respektuar më herët, ndërsa tash edhe më shumë. Kemi inspektime javore dhe mirë po e respektojmë sepse nuk e ndot ambientin e brendshëm”, thotë ai.

“Ka të atillë por kur po u tregojmë se ka hyrë ligji në fuqi edhe pse ka qenë në fuqi edhe më herët por po e respektojnë (edhe klientët) edhe ne”, thotë ai kur u pyet për kundërshtitë e klientëve.

Respektim po i bën edhe një tjetër në Prishtinë. Florent Sermaxhaj pronar i “Poemas”, tha se vendimin po mundohen ta respektojnë në maksimum.

“Po respektohet mirë, terasën e kemi hapur, brenda nuk konsumohet cigarja hiç. Po e respektojmë ligjin ashtu siç është. Kanë qenë në kontroll”.

Të ngjashme