Asia Bibi, pakistanezja e krishterë që ka kaluar disa vjet në burg, duke pritur për ekzekutimin e saj, është larguar nga Pakistani, pasi është shfajësuar nga akuzat për blasfemi, kanë konfirmuar zyrtarët.
Vendimi për dënimin e saj është përmbysur vitin e kaluar nga Gjykata Supreme e këtij shteti.
Ajo ishte dënuar më 2010, pasi ishte akuzuar për ofendim të Profetit Muhamed, gjatë një konflikti me fqinjtë.
Bibi ka thënë vazhdimisht se është e pafajshme, ndonëse rasti i saj ka krijuar ndasi të thella në Pakistan.
Ende nuk është bërë e qartë se kur dhe për ku është nisur ajo nga Pakistani.
Një pjesë e familjes së saj është thënë se tani është në Kanada.
Ajo është mbajtur në një lokacion të panjohur derisa kanë përfunduar procedurat e largimit, për shkaqe të sigurisë.
Vendimi i Gjykatës Supreme për ta liruar atë pati nxitur protesta të dhunshme në Pakistan në tetor të vitit të kaluar, pasi pjesëtarët e linjës së ashpër kanë mbrojtur ligje më të ashpra për blasfemi, derisa sektet më liberale të shoqërisë kanë kërkuar lirimin e saj.